Rreth 1,300 palestinezë janë ende nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara në Gazë. Prej tyre, 600 janë fëmijë, ka thënë ministria e Shëndetësisë në këtë rajon.
Ministria po ashtu njoftoi se numri i të vdekurve nga sulmi i së martës në një spital në Gazë ka arritur në 471.
“Sulmet e vazhdueshme përbëjnë spastrim etnik dhe kërcënim për ekzistencën palestineze. 70 për qind e viktimave të agresionit izraelit janë fëmijë, gra dhe të moshuar”, u tha në konferencë.
Zëdhënësi Ashraf Al-Qidra tha se ka njerëz ende të gjallë dhe të ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, por se procesi i gjetjes së tyre përballet me vështirësi të mëdha “për shkak të shënjestrimit të vazhdueshëm”.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Shtatë të vdekur në Gaza nga sulmi i Izraelit, katër prej tyre fëmijë
-
Vriten 35 anëtarë të një familjeje nga sulmet izraelite në Gazë
-
Mbi 31 mijë viktima në Gaza
-
Të paktën nëntë të vrarë nga sulmet izraelite të premten në Gazë