Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth 13 milionë njerëz përballen me urinë e rëndë në Afrikë

Kushtet e thatësirës kanë lënë rreth 13 milionë njerëz të përballen me urinë e rëndë në Bririn e Afrikës, sipas Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP)

Njerëzit në një rajon duke përfshirë Somalinë, Etiopinë dhe Keninë përballen me kushtet më të thata të regjistruara që nga viti 1981, njoftoi programi të martën duke bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme për të parandaluar një krizë të madhe humanitare.

Kushtet e thatësirës po prekin komunitetet baritore dhe bujqësore në të gjithë Etiopinë jugore dhe juglindore, Kenian juglindore dhe veriore dhe Somalinë jug-qendrore. Normat e kequshqyerjes janë të larta në rajon.

WFP-ja tha se i duhen 327 milionë dollarë për t'u kujdesur për nevojat urgjente të 4.5 milionë njerëzve gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe për të ndihmuar komunitetet të bëhen më elastike ndaj goditjeve ekstreme klimatike.

“Tri sezone të dështuara radhazi me shi kanë shkatërruar të korrat dhe kanë shkaktuar ngordhje anormale të lartë të bagëtive”, thuhet në një deklaratë.

“Mungesat e ujit dhe kullotave po i detyrojnë familjet të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po çojnë në rritjen e konfliktit midis komuniteteve”, vazhdon deklarata.

Më shumë parashikime të reshjeve nën mesatare kërcënojnë të përkeqësojnë kushtet në muajt e ardhshëm, parashihet nga WFP-ja.

Edhe IOM: 15 milionë njerëz përballen me krizë humanitare në Bririn e Afrikës Botë IOM: 15 milionë njerëz përballen me krizë humanitare në Bririn e Afrikës

Të tjerë kanë ngritur alarmin për një rajon të brishtë që gjithashtu përballet me dhunë sporadike të armatosur.

Agjencia e OKB-së për fëmijë ka thënë më herët në shkurt se më shumë se 6 milionë njerëz në Etiopi pritet të kenë nevojë për ndihmë urgjente humanitare deri në mes të marsit.

Në Somalinë fqinje, më shumë se 7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente, sipas Konsorciumit të OJQ-ve somaleze.