Kombet e Bashkuara po bëjnë apel për një financim të plotë prej 7 miliardë dollarësh përpara Konferencës së ardhshme të OKB-së për Bririn e Afrikës, e planifikuar të fillojë më vonë këtë javë.
Edhe pse nuk ishte shpallur zi buke në rajon, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit së bashku me OKB-në kanë theksuar se apeli është i nevojshëm për t’i ndihmuar komunitetet që luftojnë për të mbijetuar në Keni, Somali dhe Etiopi në mënyrë që të shpëtojnë miliona jetë.
OKB-ja vlerëson se mbi 21 milionë njerëz që jetojnë në Bririn e Afrikës kanë nevojë për ndihmë ushqimore.
Normat e kequshqyerjes në Somali u dyfishuan dhe thatësira besohet se ka shkatërruar miliona bagëti, burim kryesor i jetesës për njerëzit që jetojnë në rajon.
7 miliardë dollarët pritet të ndihmojnë në ofrimin e mënyrave të reja inovative për ta shmangur krizën e ardhshme në rajone dhe për të ndihmuar komunitetet atje që të jenë më të përgatitura përballë thatësirës në të ardhmen.
-
OKB-ja kërkon 2,8 miliardë dollarë fonde për Gazën dhe Bregun Perëndimor
-
OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më
-
Thatësira po shpopullon Somalinë
-
OKB-ja kërkon 1 miliard dollarë për ta ndihmuar Turqinë
-
Afrika me zgjedhje të lira, por tronditet nga grusht-shtetet dhe moti ekstrem