Shirat e dendur kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në një zonë malore në lindje të Los Anxhelosit, zonë që u dogj dy vjet më parë, duke shkaktuar rënie gurësh nëpër rrugë dhe duke nxitur evakuimin e mijëra banorëve.
Zjarrfikësit shkuan rrugë më rrugë në komunitetin Forest Falls për t’u siguruar që asnjë banor të mos bllokohej.
Mediat në Los Anxhelos kanë raportuar se evakuimet u urdhëruan gjithashtu në një zonë rreth 19 km nga Forest Falls.
Shirat ishin mbetjet e një stuhie tropikale që solli erëra të forta dhe disa reshje shiu të nevojshme në Kaliforninë Jugore të goditur nga thatësia javën e kaluar, duke ndihmuar zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin e madh që kishte djegur rreth 32 kilometra tokë.
Rrjedhat e baltës dhe përmbytjet e shpejta ndodhën në pjesë të maleve San Bernardino ku ka shenja djegieje.
-
Shpërthen një zjarr i ri afër Los Angelesit, evakuohen mijëra njerëz
-
Qindra raste rrëshqitjesh dheu në Los Angeles pas stuhisë
-
Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë në të njëjtën kohë me stuhinë “Hilary”
-
Më shumë se 9 mijë banorë të Kalifornisë evakuohen shkaku i përmbytjeve
-
Stuhi e fortë bore godet Kaliforninë