Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka bërë të ditur të martën se nuk ka asnjë dëshmi të re që do t’i kërkonte rajonit t’i ndryshojë rekomandimet për përdorim të paracetamolit gjatë shtatzënisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me vaksinimet e hershme dhe marrjen e barit Tylenol (me këtë emër njihet paracetamoli në SHBA) nga gratë shtatzëna. Deklarimet nuk bazohen në dëshmi shkencore.
“Provat e deritashme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, ka thënë kjo agjenci në një përgjigje për Reutersin.
Sipas agjencisë, paracetamoli mund të merret gjatë shtatzënisë kur është e domosdoshme, por në doza të ulëta.
Trumpi e lidh autizmin me konsum të paracetamolit gjatë shtatzënisë, alarmohen mjekët
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Administrata e Ilaçeve në SHBA (FDA) do t’i njoftojë...
Artikuj të ngjashëm
-
Studimi i ri rrëzon pretendimin e Trumpit: Paracetamoli në shtatzëni s’lidhet me autizmin
-
Kosova në linjë me EMA-në: Paracetamoli i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë
-
Trumpi e lidh autizmin me konsum të paracetamolit gjatë shtatzënisë, alarmohen mjekët
-
Studimi i ri: Përdorimi i Paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për autizëm te fëmijët
-
Studimi rrëzon pretendimet e Trumpit për autizmin: Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë