Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rregullatori britanik aprovon vaksinën e Modernas për 12 deri 17-vjeçarët

Rregullatori i Shëndetësisë i Britanisë ka aprovuar vaksinën e Modernas për COVID-19 tek personat 12-17 vjeç, disa javë pasi Pfizeri ka dhënë dritën e gjelbër për këtë grupmoshë.

Rregullatori për Barna dhe Kujdesin Shëndetësor (MHRA) ka thënë se i takon Komitetit për Vaksinim dhe Imunizim ta këshillojë qeverinë nëse fëmijët e kësaj moshe duhet të vaksinohet me dozat e Modernas.

Dhënia e miratimit për përdorim në Angli, Skoci dhe Uells është “e sigurt dhe efektive për këtë grupmoshë”, ka thënë MHRA-ja, raporton The Guardian.

Fëmijëve nga 12 deri 15 vjeç u është ofruar vetëm vaksina e Pfizerit deri tash, dhe ajo vetëm për ata që konsideroheshin më të dobët në shëndet.

Vendimi këtë javë u jep mundësi studentëve që të ndajnë termin para 23 gushtit, kështu që të kenë mundësi për dy javë të forcojnë imunitetin para se të kthehen në shkollë në shtator.