Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfimi i burrit që mbeti vetëm me djemtë e vegjël

Arkivolin e bën me dërrasat e ormanit. Në bodrumin e errët të ndërtesës që dridhej nga bombardimet, nuk kishte të tjera mundësi.

6-vjeçari Vlad, pa me sy nënën që po bartej nga bodrumi drejt oborrit të një shtëpie afër. Ajo u varros në shpejtësi dhe rrethana të tmerrshme lufte.

Tani ushtria ruse është tërhequr nga Bucha pas një muaj rrethimi. Babai i Vladit, Ivan Drahun, ra në gjunjë te varri i bashkëshortes.

“Ike herët. Nuk na the as lamtumirë”.

Varrin e ka vizituar edhe i biri. Te koka ia la një lëng dhe dy kanaçe me fasule. Në stresin e luftës, nëna rrallë hante bukë.

Edhe Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë Botë 2 j. më parë Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Shkaqet e vdekjes nuk i di familja. Si krejt banorët e tjerë të qytetit, edhe familja e tyre nuk dinte nga t’ia mbante.

“Kur djali erdhi te varri e kuptoi se nëna nuk ishte larguar, se ajo kishte vdekur”, ka thënë ai.

Bucha ka përjetuar gjenocid dhe pothuajse asnjë fëmijë nuk shihet nëpër rrugët e qytetit të vogël.

“I thash ‘Marina, po dalim jashtë’. E preka në krah dhe me dhimbje të madhe e kuptova se ajo kishte ikur. Ishte e ftohtë akull”.

Vetëm afër ndërtesave fëmijët bëhen bashkë dhe gjejnë qetësinë larg luftës.

Drahun ka mbledhur familjen në një prej lagjeve të qytetit dhe po kujdeset për fëmijët e lagjes.

Edhe "E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja", rrëfimi i një të mbijetuare nga tërmeti në Venezuelë Botë 3 j. më parë "E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja", rrëfimi i një të mbijetuare nga tërmeti në Venezuelë

Në shtëpinë e tyre aty afër, kujtimet për Marinën janë gjithkund, nga shishet e parfumeve në dhomën e gjumit e deri te kuzhina e qetë.

Në dhomën e ndejës koha është ndalur. Balonat janë në tavan, teksa aty pranë është vendosur fotoja familjare.

Ivani dhe Marina po mbanin Vladin në ditën kur ka lindur. Ata festuan ditëlindjen e tij më 19 shkurt.

“Në këtë moment e kanë kuptuar se është qetësi. Por në të njëjtën kohë, fëmijët më të mëdhenj e dinë se ky nuk është fundi”.

Fëmijët kanë nisur të mësohen me luftën, thotë ai. Kanë përjetuar shumë gjëra.

Edhe Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi Botë 1 muaj më parë Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi

Tani lufta është kthyer në një lojë për fëmijët. Me grushte rëre ata bombardojnë njëri tjetrin.

“Unë jam Ukraina, ti nuk je”, thotë Vladi i vogël, teksa gjuan me rërë shokët e tij.