Një rrahje masive ka ndodhur të shtunën mbrëma në një restorant në Wuppertal, ku po organizohej aheng për fejesën e një çifti afgan, shkruan “Bild”.
Policia u thirr në restorant rreth orës 22:00, pasi në festën mes dy familjeve afgane erdhi deri te debati dhe një zënkë masive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje një nga burrat edhe nxori thikën e ia drejtoi policisë.
Kur policët kishin arritur te vendi i ngjarjes, kishte skena kaosi. Rreth 60 persona që po rriheshin mes vete në rrugë, gratë duke u larguar me nxitim me fëmijët e tyre të përlotur.
Kur policia tentoi të ndalte zënkën, një 23-vjeçar nxori thikën. Polici u desh ta përdorte një elektroshok për ta çarmatosur atë.
Katër policë u lënduan derisa tentuan ta qetësonin situatën. Disa nga të ftuarit po ashtu morën lëndime. Pati edhe disa të arrestuar.
Policia e mbylli ndejën dhe gjithë të ftuarit u desh të shkonin në shtëpi.