Futbollisti Cristiano Ronaldo ka marë pjesë në një darkë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman të martën në mbrëmje.
Duke folur përpara eventit, Trumpi ka thënë se ishte një “nder” të priste Ronaldon, roli kryesor i të cilit në ligën saudite të futbollit e ka bërë atë të bëhet një fytyrë e përpjekjes për modernizimin e vendit nën princin e kurorës.
Bin Salman dëshiron të zvogëlojë varësinë e vendit nga të ardhurat nga nafta duke u diversifikuar në fusha të tjera, duke përfshirë sportin dhe turizmin.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi më herët gjatë ditës se Ronaldo do të merrte pjesë, por nuk ka thënë nëse ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Princit të Kurorës Saudite Mohammad bin Salman.
Trump e shfrytëzoi fjalimin e tij në darkë për të lavdëruar lidhjet më të ngushta me Arabinë Saudite, duke e etiketuar vendin si një “aleat të madh jo-NATO”.
All eyes on Cristiano Ronaldo at the White House. 😂
— TC (@totalcristiano) November 19, 2025
pic.twitter.com/43sE09KeQn
Më herët gjatë ditës, Trumpi kishte pritur princin e kurorës saudite në Zyrën Ovale.
Duke iu drejtuar yllit portugez të futbollit, Trumpi u ka thënë të ftuarve të mbledhur se djali i tij është një tifoz i madh i Ronaldos.
“Dhe Baroni (Trump) pati mundësi ta takojë atë, dhe mendoj se ai e respekton pak më shumë babanë e tij tani që ju kam prezantuar”, ka thënë Trumpi.
Në darkë ishte gjithashtu miliarderi i teknologjisë Elon Musk, i cili iu bashkua liderëve të tjerë me ndikim të biznesit, përfshirë CEO-n e Apple, Tim Cook. Është hera e parë që Musk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që kur ka dhënë dorëheqjen si kreu i Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë (Doge) të administratës Trump në prill.
Cristiano Ronaldo taking a selfie with Georgina, Elon Musk, FIFA president and others in the White House. 😂 pic.twitter.com/PNmLvpVtdq
— TC (@totalcristiano) November 19, 2025
Një grindje dramatike midis Trumpit dhe manjatit të Teslas u zhvillua publikisht për muaj të tërë, dhe përfshinte njoftimin e Musk se do të krijonte një parti të re politike.
Ndërkohë, pjesëmarrja e Cristiano Ronaldos në Shtëpinë e Bardhë shënon një nga vizitat e tij të para të njohura në SHBA që nga viti 2016.