Presidenti iranian, Hassan Rohani premtoi sot një përgjigje të tmerrshme të vendit të tij pas sulmit kundër një parakalimi ushtarak ku mbetën të vrarë 29 persona në jugperëndim të Iranit.
“Përgjigja e Republikës Islamike ndaj kërcënimit më të vogël do të jetë e tmerrshme”, deklaroi Rohani, sipas një komunikate të publikuar në faqen tij zyrtare të internetit.
“Ata që mbështesin me informacione dhe propagandë këta terroristë do të përgjigjen”, thuhet në këtë komunikatë, shkruan ATSH.
“Deri tani, ky sulm terrorist ka bërë 29 martirë dhe 57 të plagosur”, njoftoi Al Alam, televizioni zyrtar në gjuhë arabe duke cituar deputetin Mojtaba Zolnouri, anëtar i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
-
Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit
-
Irani është i përgatitur për luftë të gjatë, thotë shefi i sigurisë iraniane
-
Irani paralajmëron sulm ndaj bazave amerikane nëse goditet nga SHBA-ja
-
Gjyqësori iranian sinjalizon gjyqe dhe ekzekutime të shpejta për protestuesit
-
Irani paralajmëron hakmarrje nëse Trumpi sulmon, SHBA-ja tërheq personel nga bazat rajonale