Një shpërthim i madh vullkanik ka ndodhur këtë të hënë në malin Sinabung në Indonezi, duke hedhur në erë materiale vullkanike deri në 5 mijë metra lartësi si dhe duke zhytur fshatrat përreth në errësirë totale, transmeton Standard.
Mediat e huaja raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur, por njerëzve iu është kërkuar që të qëndrojnë të paktën 5 kilometra larg kraterit për të shmangur rrezikun e llavës.
Vullkani qëndroi “i heshtur” për më shumë se 400 vite, përpara se të shpërthente në vitin 2010, ku humbën jetën dy persona.
Rajoni është i prirur për trazirat sizmike për shkak të vendndodhjes së tij në “Pekinin e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
-
Vullkani në malin Ibu të Indonezisë shpërthen përsëri
-
Alarm për cunami pas shpërthimit të vullkanit “Unaza e Zjarrit” në Indonezi
-
Shpërthen vullkani në Indonezi, paralajmërime për cunami
-
Nga aktivizimi i vullkanit në Indonezi hiri ngrihet deri në 5 kilometra lartësi
-
Shpërthim në një vullkan në Indonezi, autoritetet paralajmëruan banorët