Botë

Shpërthen vullkani në Indonezi, paralajmërime për cunami

Vullkani - Sumeru

Vullkani Semeru ka shpërthyer në Indonezi, duke dërguar hirin vullkanik në qiell e duke detyruar evakuim në ishullin Java, raporton BBC.

Autoritetet në Indonezi kanë ngritur shkallën e paralajmërimit në nivelin maksimal, duke nënkuptuar se situata mund të përshkallëzojë.

Nuk është raportuar për lëndime, ndërsa afro 2000 persona janë evakuuar tashmë nga zona rreth vullkanit.

Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë së paku 8 kilometra larg vullkanit, ndërsa lava është duke rrjedhë nga Semeru.

Së paku gjashtë fshatra janë prekur. Ndërkohë në Japoni është paralajmëruar për mundësinë e cunamit.

Në videot që janë postuar, shihen qytetarët duke nxituar të largohen.

Vullkani, që gjendet në Javan Lindore, ka shpërthyer të dielën rreth orës 2:46 me kohë lokale.

Vullkani është i lartë 3676 metra dhe një nga më aktivët në Indonezi. Së fundi shpërtheu vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e së paku 50 personave.