Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarm për cunami pas shpërthimit të vullkanit “Unaza e Zjarrit” në Indonezi

Tsunami ne Indonesi

Vullkani “Unaza e Zjarrit” në malin Ruang në Indonezi ka shpërthyer duke mbuluar qytete të tëra me hi, mbetje zhavorri dhe gurë.

Shpërthimi i vullkanit ka nxitur autoritetet të paralajmërojnë për cunami të mundshëm në vend si pasojë e kolapsit të materialit vullkanik në oqean, raporton DailyMail.

Si pasojë e vullkanit janë shkaktuar dëme në vendbanimet e afërta dhe gjithashtu banorëve u është kërkuar që të evakuohen.

Indonezia, arkipelag prej 270 milionë banorësh, shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, zonë me aktivitet të lartë sizmik ku takohen pllaka të shumta tektonike.

Vullkani në Ruang është vetëm një nga rreth 130 vullkanet aktive në Indonezi.

Edhe Indonezia në rrezik nga cunami pas disa shpërthimeve vullkanike Botë Indonezia në rrezik nga cunami pas disa shpërthimeve vullkanike

Ishulli Ruang është shtëpia e më shumë se 800 banorëve, shumica e të cilëve u evakuuan pas një sërë shpërthimesh më të vogla në fillim të këtij muaji.

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit në Ruang ndodhi në vitin 2002.