Qeveria britanike po planifikon të ndalojë një operacion estetik i quajtur “himenoplastikë” përreth Britanisë së Madhe.
Tenton të riparojë himenin e një gruaje, që në disa kultura lidhet me virgjërinë, dhe është përshkruar në formën e nderit.
Procedura do të bëhet ilegale ashtu si edhe testimi i virgjërisë, raporton BBC.
Ministrja për Kujdesin dhe Shëndetin Mental ka thënë se qeveria është e përkushtuar për të mbrojtur gratë e cenueshme dhe vajzat.
Riparimi i virgjërisë apo himenit mund të bëhet në klinika dhe kushton deri në 3000 funte në Britani.
Praktika e riparimit është e zakonshme në kulturat konservatore ku virgjëria luan një rol të madh për gruan, dhe se pritjet janë që një grua ta humbë virgjërinë vetëm pas marrëdhënies seksuale natën e martesës.
Edhe
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se testimi i virgjërisë praktikohet në të paktën 20 shtete.
Aleena (emri i së cilës është ndryshuar për ta ruajtur anonimitetin e saj), ka treguar se është përdhunuar dhe më pas si adoleshente është detyruar nga familja e saj që t’i futet procedurës.
“Ndjehesha shumë e vetmuar. Ndjehesha fajtore nëse nuk e bëja. Sikur kisha një peshë të madhe mbi supe”, tregoi ajo.