Pedofilët dhe përdhunuesit mund të tridhen, sipas planeve të reja të Qeverisë britanike.
Ministrja e Drejtësisë, Shabana Mahmood, raportohet se po shqyrton planin për ta vënë në funksion këtë gjë në 20 burgje në Angli dhe Uells, para se plani të vihet në zbatim në të gjithë Britaninë e Madhe.
“Për shumë gjatë i kemi mbyllur sytë nga kërcënimit që paraqesin abuzuesit seksuale”, ka thënë një burim qeveritar për “The Sun”.
Sipas burimeve, ajo po shqyrton nëse Britania mund ta adaptojë metodën për tredhje kimike – kjo përfshin përdorimin e medikamenteve për të zvogëluar dëshirën seksuale.
Tredhja si metodë është përdorur në disa shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë, për ata që janë liruar me kusht.
Edhe
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
Tredhja kimike është vullnetare në Gjermani, Francë, Suedi dhe Danimarkë.
Procesi i tredhjes kimike kërkon që të merren dy ilaçe, një për të kufizuar mendimet seksuale dhe tjetra për të ulur testosteronet dhe kufizuar epshin.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Makthi në kampin veror, dënohet 76-vjeçari britanik që drogoi e abuzoi seksualisht me fëmijët