Samantha Moala mban mend kur ishte duke bërë dush në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim aq të fuqishëm, saqë i kishte shkaktuar dhimbje veshi.
Ajo bashkë me familjen e saj hipën në makinë për të vozitur midis pluhurit të madh, e hirit që tashmë e kishte nxirë edhe qiellin. Shpërthimi më i madh vullkanik në botë në 30 vjet kishte dërguar një cunami në të gjithë globin, teksa valët e para u shpërndanë përgjatë rrugës, kur Moala së bashku me burrin e dy djemtë e tmerruar po largohej me makinë drejt aeroportit.
Vullnetare në Kryqin e Kuq të Tongas, Moala, 39-vjeçare, së shpejti do të kujdesej për lëndimet që njerëzit e tjerë i kishin pësuar teksa iknin dhe u jepte atyre mbështetje psikologjike. Ajo ka treguar se rreth 50 prej tyre qëndruan për dy ditë në aeroport, derisa situata për t’u kthyer nëpër shtëpitë e tyre u qartësua.
“Të gjithë ishin të tronditur”, ka theksuar ajo. “Ama unë duhej të qëndroja me ta, t’i ndihmoj, t’i bëj që të kenë besim. Është ishull i vogël, e brenda dy orësh tashmë mund t’i njihje të gjithë”.
Tre muaj pas shpërthimit, rindërtimi i Tongas po përparon ngadalë, ama ndikimi i fatkeqësisë tashmë po vërehet më qartë. Javën e kaluar, kryeministri i dorëzoi çelësat e shtëpisë së parë të rindërtuar nga 468 sa janë gjithsej, si pjesë e programit të Qeverisë që planifikon rimëkëmbjen në tre ishuj pas kësaj fatkeqësie.
Edhe
"E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja", rrëfimi i një të mbijetuare nga tërmeti në Venezuelë
Rreth 3.000 njerëz, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan fillimisht, kërkuan strehim në sallat e komunitetit ose qendrat e evakuimit. Tetëdhjetë për qind e popullsisë së Tongas në një farë mënyre u prek nga ky shpërthim.
Në javët e para pas shpërthimit, Moala kishte ndihmuar duke vendosur tenda e pëlhura gome, e më pas duke gatuar ushqim për vullnetarët e tjerë.
U deshën pesë javë të gjata që Tonga ta rivendoste lidhjen e saj të internetit me pjesën tjetër të botës, pasi cunami kishte prerë një kabllo të rëndësishme me fibër optike. Kjo bëri që të ketë vonesa kur familjarët nga jashtë të mund të dërgonin ndihmë financiare për të dashurit e tyre në Tonga.
Tre persona vdiqën nga cunami dhe i katërti vdiq nga ajo çka autoritetet e përshkruajnë si traumë e ndërlidhur me situatën. Zhurma e zërit nga shpërthimit ishte aq e madhe, sa mund të dëgjohej edhe në Alaskë, kurse një shtëllungë hiri tashmë kishte mbuluar një rekord prej 58 kilometrash në qiell.
Banka Botërore vlerëson se fatura totale për dëmin e shkaktuar është diku rreth 90 milionë dollarë. Në vendin e vogël ishullor me 105.000 banorë, kjo shumë është e barabartë me më shumë se 18% të prodhimit të brendshëm bruto.
Banka vuri në dukje se shumë biznese të turizmit bregdetar- të cilat sjellin të ardhura të huaja jetike për Tongan – u goditën posaçërisht rëndë, me kabina turistike dhe skela të shkatërruara. Industria e bujqësisë po ashtu pësoi, më të korrat e dëmtuara dhe peshkimin në shkëmbinj nënujorë po ashtu të shkatërruar.
Banka ANZ ka bërë të ditur se GDP-ja e Tongas ka të ngjarë të tkurret me 7.4% këtë vit, paso pritej të rritej me 3.7% përpara se të shpërthente vullkani.
Edhe
“Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Komuniteti ndërkombëtar e ka ndihmuar Tongan që të sigurojë 8 milionë dollarë fonde nga Banka Botërore dhe 10 milionë dollarë nga Banka Aziatike për Zhvillim, si dhe ndihmë nga shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën.
Mirëpo, përparimi u pengua nga shpërthimi i parë i COVID-19 në vend, i cili me gjasë u soll nga ekuipazhet ushtarake të huaja që u përpoqën t’i lënë furnizimet teksa hiri pastrohej. Përhapja e virusit ka shkaktuar një sërë bllokimesh e vendi mbeti në gjendje të jashtëzakonshme.
Moala është një ndër më shumë se 8.500 tonganët që janë infektuar me koronavirus që kur filloi të përhapet nëpër ishuj. Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur deri më tani. Moala ka theksuar se shpërthimi kishte prekur shumë biznese, duke përfshirë edhe punën e burrit të saj si artist tatuazhesh.
Megjithatë, gjersa shpërthimi tanimë po zbehet dhe rindërtimi po përparon, njerëzit në ishuj po i kthehen ritmit të normalitetit.
Ndër ata që mbeten më të prekurit janë 62 personat që jetuan në ishullin Mango dhe rreth 100 të tjerë në ishullin Atata, të cilët mund të mos mund të kthehen kurrë në shtëpi.
Ishujt ndodhen shumë afër vullkanit Hunga Tonga Hunga Ha'apai dhe fshatrat i mori vullkani plotësisht. Banorëve tani u është ofruar tokë nga mbreti i Tongës për t’u zhvendosur në një nga dy ishujt kryesorë të Tongës.
Sione Taumoefolau, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Tonga, vuri në dukje se ka shumë punë për ta bërë për zhvendosjen e banorëve.
Edhe
Tërmet prej 7,8 ballësh në Filipine, të paktën 19 të vdekur
Po ashtu procesi për të marrë furnizime për njerëzit në ishujt e tjerë të largët ka qenë shumë i ngadaltë, ka shpjeguar Sione. Shumë prej tyre mbeten pa qasje në internet, pasi një kabllo shtëpiake me fibër optike është dëmtuar gjithashtu dhe ka të ngjarë që të mos riparohet me muaj të tërë.
“Tre muaj më vonë, njerëzit kanë filluar të kthehen në normalitet”, ka thënë Taumoefolau. “Ama mund ta vërejmë se kanë ende nevojë për mbështetje psikologjike dhe sociale, sidomos ata që duhet të zhvendosen”.