Bukuresht, 7 shkurt – Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi se i kishte besuar detyrën, për të formuar një qeveri të re, kryeministrit liberal, Ludovic Orban, rrëzuar një ditë më parë nga një mocion mosbesimi nga opozita e majtë.
“Ngarkoj Orban për të formuar një qeveri të re dhe të shkojë në Parlament për të kërkuar një votëbesim”, njoftoi Iohannis në përfundim të bisedimeve me partitë parlamentare.
Duke riemëruar të njëjtin kryeministër, presidenti i qendrës së djathtë shpreson të rrisë mundësitë për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme sepse ai shpreson që zgjedhjet do të kthejë raportin e forcave në Parlament ku socialistët janë në maxhorancë.
“Ne kemi nga njëra anë një qeveri liberale me një agjendë reformiste dhe nga ana tjetër një parti social-demokrate (PSD) që disponon një numër të madh deputetësh dhe që kundërshton çdo ndryshim”, theksoi presidenti për të justifikuar preferencën e tij/AFP.