Në dorëshkrim kursiv një grua nga Delhi u shkruante një letër miqve në Kashmirin e administruar nga India. Ajo i kishte vizituar në një festë korriku.
Tani po mundohej me mish e me shpirt të merrte vesh se çfarë po bënin dhe si ishte situata, transmeton Koha Ditore.
“Mjerisht, këto janë kohë të vështira”, shkruante gruaja në një hapësirë të vetme brenda vijave të zeza.
“Nata është më e errët para agut dhe agu ende nuk ka zbardhur”. Ajo shkruante derisa “zemra i ishte thyer”.
Arsyeja për këtë shqetësim të madh ishte e qartë kristal.
“Vrimë e zezë”
Rajoni në telashe kur dhjetë milionë persona jetojnë nën masa të rrepta sigurie në rajonin në gjendje të jashtëzakonshme prej pesë gushtit, kur kryeministri Narendra Modi ia suprimoi autonominë dhe ktheu kontrollin ushtarak indian.
Izolimi është ashpërsuar edhe prej bllokadës së pashembullt të komunikimeve: linjat telefonike tokësore, celularët dhe interneti janë bllokuar. Kashmiri është katandisur në atë që një redaktor e ka quajtur “vrimë të zezë”....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)