Qeveria e Indisë ka hequr një pjesë të kushtetutës që e bënte Kashmirin indian me status të veçantë dhe një vendim i tillë pritet të ngjallë reagime të mëdha.
Neni 370 i kushtetutës është i ndjeshëm, pasi i garantonte autonomi shtetit me shumicë myslimane.
Kashmirit dhe shtetit tjetër indian Jammu, përmes këtij neni të kushtetutës, u mundësohen që të kenë kushtetutat e tyre, flamuj të vet dhe pavarësi për të gjitha çështjet, përveç punëve të jashtme, mbrojtjes dhe komunikimeve. Në Jammu dhe Kashmir jetojnë 12 milionë njerëz. E Kashmiri në tërësi është tokë e kontestuar mes Indisë e Pakistanit, me të dyja shtetet që synojnë të kontrollojnë në tërësi, transmeton KTV. Mijëra ushtarë janë vendosur nëpër Kashmir, për të mbajtur në kontroll vendin, shkaku i rritjes së pakënaqësive.
Vendimi për heqjen e këtij neni është cilësuar si një sulm mbi kushtetutën. Vendimi në parlament erdhi vetëm dy orë pasi disa zyrtarë qeveritarë u ndaluan në arrest shtëpiak. Takimet publike janë ndaluar nëpër Kashmir, ashtu siç është bllokuar rrjeti telefonik dhe ai i internetit.