Besimtarët myslimanë janë kthyer në xhaminë Al-Noor në Christchurch të Zelandës së Re, për herë të parë pas sulmit ku mbetën të vrarë 50 persona. Xhamia ishte mbyllur për të zhvilluar hetime për sulmin, por të shtunën disa grupe të vogla u lejuan të futen brenda.
Më 15 mars, 50 persona mbetën të vdekur pas sulmit terrorist në dy xhami në Christchurch .
Rreth 3,000 persona, të shtunën marshuan për të nderuar viktimat. Shumë prej tyre kanë mbajtur pankarta me thirrje për paqe dhe dënim të racizmit.
Aden Diriye, që kishte humbur djalin 3 vjeç gjatë sulmit, u rikthye në xhami të shtunën.
“Jam shumë i lumtur’, tha ai pas sulmit. “U riktheva menjëherë pas rihapjes, për t’u lutur”, shtoi ai.
Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeçar, është akuzuar për vrasje si dhe pritet të përballet edhe me akuza të tjera.
-
Sulmuesi në xhamitë në Zelandë të Re akuzohet për terrorizëm
-
Princi William takon myslimanët në Zelandën e Re
-
Viktimat në Christchurch të Zelandës së Re nderohen me ceremoni kombëtare
-
Nisin funeralet e viktimave të masakrës në Zelandë të Re
-
I mbijetuari i Christchurchit i thotë “akoma të dua” sulmuesit që ia vrau gruan