Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Riadi ngre një central me energji të erës prej 500 milionë dollarësh

Një konsorcium i drejtuar nga francezja EDF u zgjodh sot nga Arabia Saudite (AS) për të ndërtuar një central me energji të erës me vlerë prej 500 milionë dollarësh, që është edhe centrali i parë me energji të erës në mbretërinë e naftës, njoftoi sot Ministria saudite e Energjisë.

“EDF Renouvelables”, i lidhur me konsorciumin energjetik “Masdar” me qendër në Abu Dhabi, fitoi tenderin për projektin e centralit me energji të erës me një kapacitet prej 400 megavatësh”, deklaroi Ministria.

Ky central, që do të ngrihet në provincën Al Jawf, i prezantuar si projekti i parë gjigant i këtij lloji në Arabinë Saudite, do të mundësojë furnizimin me energji elektrike deri në 70 000 familje./ATSH