Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr afër një termocentrali bërthamor në Abu Dabi nga një sulm me dron

Izraeli kryen një sulm të ri në bazën ajrore ushtarake në Tabriz të Iranit veriperëndimor, sipas mediave iraniane

Foto ilustrim

Një sulm me dron ka shkaktuar zjarr jashtë një termocentrali bërthamor në Abu Dabi të dielën, kanë thënë autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zyra e medias në Abu Dabi ka thënë në një deklaratë se zjarri ka shpërthyer në një gjenerator elektrik të jashtëm jashtë perimetrit të Centralit Bërthamor Barakah në Al Dhafra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk ka raportime për lëndime dhe nuk ka ndikim në nivelet e sigurisë radiologjike, ka shtuar media zyra.

Rregullatori bërthamor i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë se zjarri nuk ka ndikuar në sigurinë e centralit. 

"Të gjitha njësitë po funksionojnë normalisht”, ka shkruar organizata në X.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë pretendim për përgjegjësi për sulmin me dron, teksa deklarata e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk fajësonte asnjë palë për sulmin. 

Sulmi i së dielës shënoi herën e parë që Centrali Bërthamor Barakah me katër reaktorë është shënjestruar në luftën e Iranit. 

Reaktori ndodhet në shkretëtirat e largëta perëndimore të Abu Dabit, pranë kufirit me Arabinë Saudite.

Centrali bërthamor Barakah me vlerë 20 miliardë dollarë është ndërtuar nga Emiratet me ndihmën e Koresë së Jugut dhe është vënë në punë në vitin 2020. Është centrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Gadishullin Arabik.