Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rezultatet e pjesshme: Laburistët e Starmerit humbin zgjedhjet lokale, fiton Reform UK

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Rezultatet e pjesshme të publikuara të premten nga zgjedhjet lokale në Angli treguan humbje të mëdha për Partinë Laburiste në pushtet të kryeministrit britanik Keir Starmer dhe fitore për partinë e djathtë ekstreme Reform UK.

Këto zgjedhje po shihen gjerësisht si një referendum jozyrtar për Starmerin, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhja e tij më pak se dy vjet më parë, pasi votuesit janë bërë gjithnjë e më të pakënaqur për rritjen ekonomike dhe për ndryshimet e mëdha të premtuara, pas 14 vjetësh qeverisje konservatore, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Starmer tha se merr përgjegjësinë për rezultatet, por theksoi se nuk do të japë dorëheqje.

“Votuesit kanë dërguar një mesazh për ritmin e ndryshimeve dhe për mënyrën se si duan të përmirësohet jeta e tyre”, deklaroi ai. “Jam zgjedhur për t’u përballur me këto sfida dhe nuk do të largohem duke e futur vendin në kaos”.

Partia Reform UK, e udhëhequr nga politikani nacionalist veteran Nigel Farage, fitoi qindra vende në këshillat lokalë në zonat punëtore të veriut, si në Hartlepool, që dikur konsideroheshin bastione të sigurta të laburistëve. Partia gjithashtu shënoi fitore ndaj konservatorëve në zona si Havering. 

Farage tha se rezultatet shënojnë “një ndryshim historik në politikën britanike”.

Pamja politike pritet të ndryshojë gjatë së premtes, ndërsa publikohen rezultatet nga shumica e këshillave lokalë, përfshirë bastionet tradicionale laburiste si Londra. Gjithashtu do të numërohen votat edhe për parlamentet gjysmë-autonome në Skoci dhe Uells.