Një kishë antike e epokës romake në Turqinë juglindore është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët.
Kisha e Shën Gjergjit 1.800 vjeçare në provincën Diyarbakir shërbeu si një galeri arti pasi u restaurua për herë të parë në vitin 2008.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të nevojës për mirëmbajtje, puna e restaurimit filloi nga Bashkia Metropolitane Diyarbakir, 90 për qind e të cilës ka përfunduar deri tani.
Kreu i Departamentit të Planifikimit Urban të bashkisë Diyarbakir, Mehmet Karaaslan, ka thënë se kisha është një aset kulturor që daton që nga epoka romake
Karaaslan për AA shtoi se është një nga ndërtesat më të rëndësishme historike në rajonin Iokal të qytetit.
“Ne pastruam barin nga çatia e kishës dhe ndaluam rrjedhjet e ujit. Riparuam dyshemenë dhe sistemin elektrik”, ka thënë Karaaslan, duke shtuar se është instaluar edhe ndriçimi për fasadën.
Duke theksuar se shpresojnë ta bëjnë provincën Diyarbakir një qendër turistike, ai shtoi: "Ne planifikojmë të kryejmë të gjitha restaurimet në qytet gjatë mandatit tonë dhe t'i kalojmë këto thesare historike brezave të ardhshëm".