Strategët republikanë kanë fajësuar ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për mungesën e një “cunami të kuq”, në zgjedhjet afatmesme, shkruan “The Independent”.
Në vendet ku mendohej se republikanët do të fitonin, kanë triumfuar kandidatë demokratë.
“Rezultatet sonte janë të lidhura direkt me Donald Trumpin”, tha për gazetën një strateg republikan. “Nëse ai nuk do të kishte mbështetur kandidatë me shumë të meta, sot do të kishte qenë një natë fantastike. Në vend të kësaj po humbim një garë që ishte shumë e mundur të fitohej”.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA, kandidatët republikanë kritikojnë ish-presidentin
-
Trumpi s'merr pjesë në debatin partiak, thotë se është shumë përpara republikanëve të tjerë
-
Republikanët ia hedhin fajin Trumpit për dështimet në zgjedhje
-
Trumpi i zemëruar me gruan dhe ndihmësit e tij pas zgjedhjeve afatmesme
-
Hakmarrja e Trumpit