Forcat talebane kanë nisur aksionet për arrestimin e personave që besohet se janë mbështetës të “Shtetit Islamik” në krahinën Nagarhar, epiqendër e sulmeve të ISIS-it.
Organizata “Human Riughts Watch” ka bërë të ditur se në kryeqytetin e provincës, Jalalabad, një betejë e ashpër prej tetë orësh është zhvilluar të martën kur forcat talebane kanë bastisur vendndodhjen e militantëve të “Shtetit Islamik”.
Shefi lokal i inteligjencës ka thënë se gjatë luftimeve, një grua dhe një burrë kanë hedhur veten në erë, duke vdekur gjatë shpërthimit.
Raportohet se në vend ka vdekur edhe një person tjetër. Talebanët ia kanë dalë t’i kapin vetëm dy të dyshuar.
Talebanët po mundohen të shtrijnë kontrollin në mbarë vendin pasi morën pushtetin në mesgusht, kur amerikanët dhe aleatët nisën tërheqjen e trupave ushtarake.
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
21 të vdekur nga sulmi me bombë në Afganistan
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit
-
Talebanët vrasin gjashtë anëtarë të Shtetit Islamik në Kabul