Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Regjimenti “Akili” godet caqe ruse në Kharkiv, shkatërrime masive

Rusia dhe Ukraina

Autoritetet ukrainase njoftuar se regjimenti “Akili”, i sistemeve luftarake pa pilot ka kryer një aksion ndaj trupave ruse në rajonin e Kharkivit.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar pamje, ku shihen shkatërrimet që po kryheshin nga lartësia. Tanke dhe depo municionesh u shkatërruan, siç bënë me dije autoritetet ukrainase në Facebook.

Disa rusë u vranë e disa të tjerë janë plagosur, derisa beteja po zhvillohet gjatë tërë së martës.

“Tanke dhe depo u shkatërruan me municione, u dëmtua një makinë e blinduar. 5 pushtues të plagosur, 4 të eliminuar. Beteja është në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftimin e ministrisë ukrainase.

VIDEO: 

Edhe 10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet Botë 10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet

Regjimenti “Akili” ka kryer disa operacione në zonat ku gjenden trupat ruse në fushëbetejë.

Ai është pjesë e ushtrisë të sistemeve ajrore, si njësi vullnetare e Ukrainës. Kjo njësi është krijuar në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë.