Myslimanët Rohingya në Bangladesh, janë skeptikë rreth mundësisë së rikthimit në shtëpinë e tyre Mianmari, edhe pse qeveria i ka siguruar ata se do t’i pranojë të gjithë të verifikuarit si refugjatë.
Bangladeshi dhe Mianmari, janë pajtuar të hënë, rreth planit të riatdhesimit, dhe një zëdhënës i Mianmarit ka konfirmuar se mund të vazhdojë procedura e verifikimit të statusit të refugjatëve.
Mirëpo refugjatët myslimanë në Bangladesh ndihen të përbuzur.
“Gjithçka është djegur, edhe njerëzit janë djegur”, ka thënë një refugjat i identifikuar si Abdullah.
“Nuk dua të kthehem, nuk besoj në qeveri. Sa herë që qeveria ka premtuar që ne të kthehemi ata nuk i mbajnë premtimet e tyre”, ka thënë Anwar Begum, refugjate 55 vjeçare.
Edhe
Bangladeshi do të kthejë në Mianmar nga 1,500 Rohingya në javë
Më shumë se gjysmë milion Rohingya kanë ikur nga Mianmari, pas përndjekjeve të dhunshme në shtetin Rakhine.
Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Mianmarin për spastrim etnik, ndërsa Mianmari i ka hedhur poshtë këto akuza.