Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rasti i parë me variantin e ri të COVID-19 regjistrohet edhe në New York

Foto: Reuters

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se është gjetur rasti i parë me variantin e ri të COVID-19 atje.

Ky lajm ka ngritur shqetësime për rrezikun që mund t’i kanoset spitaleve me përhapjen e variantit të ri, raporton Reuters.

Cuomo të hënën tha se një burrë rreth 60-vjeç është infektuar. Ai nuk ka udhëtuar së fundmi, që çon në mundësinë se përhapja në mes të komunitetit është duke ndodhur. New Yorku ka kryer 5,000 testime për variantin e ri të koronavirusit dhe deri tash vetëm një rast ka rezultuar pozitiv.