Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka njoftuar se është zbuluar në këtë vend rasti i parë me variantin e ri më ngjitës të koronavirusit. Ky është rasti i dytë në SHBA, pasi u raportua për një të martën edhe në Kolorado, raporton agjencia AP.
Newsom ka thënë se ka mësuar sot për një rast të ri të infeksionit me variantin e ri të koronavirusit në Kaliforninë Jugore. Ai ka njoftuar këtë gjatë një bisede online me Dr. Anthony Faucin, ekspertin e sëmundjeve infektive në SHBA.
“Duhet të pritet”, ka thënë Fauci.
Newsom nuk ka ofruar detaje për personin që është infektuar me mutacionin e ri të virusit.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohet një variant i ri i COVID-19 në Kaliforni, dhjetëra persona të infektuar
-
Rasti i parë me variantin e ri të COVID-19 regjistrohet edhe në New York
-
Shënohet rasti i parë në SHBA me variantin e ri të COVID-19
-
Kalifornia shpall gjendje emergjente shkaku i lisë së majmunit
-
Regjistrohet edhe rasti i dytë me variantin Omicron në SHBA