Novak Gjokoviq ka kaluar ditën e katër në mesin e atyre e personave të ngujuar në Hotelin Park në Melburn në Australi. Ylli i tenisit po pret procesin gjyqësor që do të mbahet të hënën për të vendosur nëse ai mund ta mbrojë titullin e tij Australian Operon, ose nëse do të riatdhesohet në Serbi – dhe bota mbarë ka kthyer vëmendjen kah Australia lidhur me çështjen e politizuar.
Në mesin e atyre që po qëndrojnë në hotelin e kthyer në qendër të mbajtjes ka edhe refugjatë dhe azilkërkues, ndaj të cilëve procedurat kanë zgjatur shumë më gjatë se në rastin e Gjokoviqit, i cili nuk është vaksinuar.
Mbështetësit e Gjokoviqit kanë demonstruar të dielën para hotelit. Në mesin e protestuesve kishte edhe aso që mbanin flamuj kombëtarë serbë. Dhe shumë media ndërkombëtare kanë kërkuar të dinë më shumë për fatin e proceseve gjyqësore ndaj azilkërkuesve të vendeve të ndryshme për të mësuar më shumë për fatin e tyre dhe për mënyrën e funksionimit të sistemit australian.
Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të refugjatëve kanë ngritur zërin në mbrojtje të personave të lënë pas dore.
-
Përkrahësit e Gjokoviqit protestojnë para hotelit në Melbourne
-
Saga e Gjokoviqit nxjerr në pah azilkërkuesit në Australi që mbahen mesatarisht 689 ditë në hotel
-
Gjokoviq humb apelin, pritet deportimi i tij
-
Australia ia anulon vizën Gjokoviqit
-
Gjokoviq fiton betejën ligjore për të qëndruar në Australi