Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rastet e shërimeve nga Ebola sjellin shenja shprese në Kongo

Ebola

Foto: Associated Press

Katër infermierë që po trajtoheshin për Ebolën e shkaktuar nga lloji Bundibugyo i virusit janë liruar nga një spital në Bunia në Republikën Demokratike të Kongos pasi u shëruan nga sëmundja, ka bërë të ditur  Organizata Botërore e Shëndetësisë të dielën.

Priten më shumë shërime, veçanërisht kur njerëzit diagnostikohen herët dhe kanë mundësinë të kenë qasje në kujdes, dhe ndërsa reagimi ndaj shpërthimit intensifikohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një punonjës laboratori ishte shëruar gjithashtu më herët këtë javë, ka njoftuar agjencia, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që janë shëruar nga virusi në pesë. 

Megjithatë, rastet e dyshuara po shqyrtohen në Brazil dhe Itali të lidhura me udhëtimet në vendet e prekura.

Numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në vend është rritur në 282, me 42 vdekje, pasi u regjistruan 19 rezultate të reja pozitive të testit, sipas të dhënave të shpërndara nga ministria e Komunikimit.

Muajin e kaluar, OBSH-ja e ka shpallur shpërthimin e shkaktuar nga versioni i rrallë Bundibugyo i virusit në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, megjithëse nuk i plotëson kriteret e një emergjence pandemie.

Shpërthimi – për të 17-tën herë në Kongo dhe i treti më i madh që nga zbulimi i Ebolës gjysmë shekulli më parë, po tejkalon reagimin global, i cili ka filluar vonë.

Në Brazil, një burrë me një rast të dyshuar të Ebolës në San Paulo ka rezultuar pozitiv për meningjit.

Një rast tjetër i dyshuar është shfaqur në Rio de Janeiro, ku pacienti rezultoi pozitiv për malarie, kanë thënë autoritetet lokale shëndetësore të dielën. 

Në asnjë rast diagnoza nuk e përjashton mundësinë e Ebolës, kanë thënë ata.