Në Gjermani, shkalla e infektimeve me COVID-19 po vazhdon të bjerë, duke arritur në nivelin më të ulët në shtatë muaj. Agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani ka raportuar sot për 46.8 raste të reja në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh, duke ulur shkallën nën 50 për herë të parë që nga tetori.
Në përgjithësi, Gjermania ka regjistruar 2626 raste të reja të martën.
Eksperti udhëheqës në luftën ndaj pandemisë, Christian Drosten, ia ka atribuuar rënien e rasteve të reja falë masave të rrepta të mbylljes në pranverë dhe vaksinimit të shpejtë para verës.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania regjistron rekord të infektuarish me COVID-19
-
Gjermania shënon për herë të parë mbi 50 mijë raste në ditë me COVID-19
-
Gjermania shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19
-
Gjermania në valën e katërt të pandemisë, pas shtimit drastik të rasteve
-
Gjermania për dy ditë administroi afër 1.4 milionë doza