Raketat e lëshuara nga Libani plagosën 11 persona në Izraelin qendror të shtunën, thanë shërbimet izraelite të urgjencës, pasi njëra prej tyre goditi një shtëpi.
Luftimet janë përshkallëzuar midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah që nga shtatori dhe shpresat se përpjekjet e SHBA-së do të çonin drejt një armëpushimi këtë javë janë zbehur.
“Ne dolëm dhe pamë pluhur, fëmijë që bërtisnin, gra që bërtisnin dhe të gjithë shkuan në shtëpinë që u godit”, tha Qasim Mohab, një banor i Tirës, ku ra raketa. “Ne ishim në gjendje të evakuonim dhe shpëtonim ata që ishin brenda shtëpisë dhe falë Zotit ishim të bekuar që nuk kishte asnjë të vrarë”.
Rreth kohës kur goditën raketat, Hezbollah tha se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në periferi të Tel Avivit, raporton Reuters.
Shërbimi i ambulancës izraelite ka njoftuar se 11 persona u plagosën nga raketat.
Të premten, ministria e shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se 52 njerëz u vranë në sulmet izraelite në dhjetëra qytete në rajonin Baalbek, i cili ka rrënoja romake të listuara në UNESCO.
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
-
Të paktën 13 persona vriten nga sulmet izraelite në Liban
-
Pavarësisht armëpushimit sulmet vazhdojnë, dy të vrarë në Liban
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi