Si pasojë e ndotjes së lartë të ajrit, shkollat në qytetin pakistanez Lahore janë mbyllur për një javë, ka raportuar të dielën BBC-ja.
Nga e hëna, 50 për qind e punonjësve publikë do të punojnë nga shtëpia, si pjesë e një plani të bllokimit. Masa të tjera përfshijnë ndalimin e një lloj mjeti transportues dhe shitësit që pjekin ushqime në skarë.
“Ky smog është shumë i dëmshëm për fëmijët, maskat duhet të jenë të detyrueshme në shkolla”, ka deklaruar ministri Marriyum Aurangzeb. Lahore, qyteti i dytë më i madhi në Pakistan, kryeson në listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur.
Sipas të dhënave të matësve të ndotjes së ajrit, llogaritë kaluan shifrën 1000, duke e bërë kështu ajrin shumë të rrezikshëm.
Niveli i grimcave të imëta në ajër gjithashtu e ka shtuar rrezikun nga ky ajër.
Autoritetet kanë thënë se ky smog shkakton edhe dhimbje koke, derisa është thënë kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm brenda territorit pakistanez.