Ishte një nga betejat më vendimtare të luftës deri më tani - një luftë e egër dyditore për kontrollin e qytetit bujqësor të Voznesenskut dhe urës së tij të rëndësishme strategjike.
Fitorja do t’ua mundësonte forcave ruse të shtriheshin më tej perëndimit përgjatë Detit të Zi drejt portit të madh të Odesas dhe një centrali të madh bërthamor, shkruan BBC të martën.
Në vend të asaj, trupat ruse, të mbështetura nga një ushtri e vullnetarëve lokalë, lëshuan një goditje shkatërruese për planet ruse, fillimisht duke hedhur në erë urën dhe më pas duke e dërguar prapa ushtrinë armike deri 100 km nga lindja.
“Është e vështirë ta shpjegojmë si e bëmë këtë. Falë shpirtit luftarak të njerëzve dhe ushtrisë ukrainase:, ka thënë kreu i Voznesenskut, Yevheni Velichko, i cili qëndronte me parzmore me rojet e tij jashtë bashkisë.
Por, gati tre javë pas asaj beteje, kryetari paralajmëroi se një tjetër sulm nga forcat ruse kishte mundësi të ndodhte dhe se mbrojtësve të qytetit u mungonin armët për t’i mbajtur prapa ata për një herë të dytë.
Edhe
Rusia në prag të fitores simbolike, por me kosto të lartë
“Ky është një lokacion strategjik. Ne nuk po mbrojmë vetëm qytetin tonë, por të gjithë territorin prapa tij. Dhe ne nuk kemi armët e rënda që armiku ynë i ka”, ka thënë ai.
Ashtu si në shumë fronte të tjera në Ukrainë, raketat antitanke nga Britania provuan sa vendimtare ishin kundër armatimit rus në Voznesensk, duke lënë qytetin me 30 tanke, automjete të blinduara dhe madje edhe një helikopter.
“Është vetëm falë këtyre armëve që ne jemi të aftë ta mundin armikun tonë këtu. Dhe ne u themi faleminderit partnerëve tanë për mbështetjen e tyre. Por, ne na duhen më shumë. Konvojet e armikut do të vazhdojnë të vijnë”, shtoi Velichko.
Rëndësia strategjike e Voznesenskut u bë e qartë menjëherë pasi forcat ruse dështuan ta marrin një urë tjetër të madhe, rreth lumit të dytë më të madh të Ukrainës.
Sot, Voznesensku nuk është tamam një qytet fantazmë, i pushtuar nga sirenat e zakonshme. Por, mijëra kanë ikur në javët e fundit me tren ose përmes rrugëve.
Shumë prej atyre që kanë vendosur të qëndrojnë duken ende të etur për të folur rreth fitores së tyre të jashtëzakonshme.
“Ishte një përpjekje kolosale nga i gjithë qyteti”, ka thënë Alexander, një tregtar i cili doli para kamerës me një kallash duke bërtitur “Ejani bukuroshet e mija të vogla”, teksa një tjetër vullnetar gjuante drejt pozicioneve ruse.
Edhe
“Ai budallai Putini do që t’i marrë të gjitha”
“Ne përdorëm pushkë gjuetie, njerëzit hidhnin tulla dhe kavanoza. Gratë e moshuara ngarkonin thasë me rërë. Rusët nuk e dinin kah të shikonin ose nga ku do të vinte sulmi i radhës. Unë kurrë nuk e kam parë komunitetin të vinte së bashku kështu”, ka thënë ai.
Gjurmët e tankeve ruse ende shënojnë kopshtin e Svetlana Nikolaevnas, në fshatin Rakove, në skajin jugor të Voznesenskut, ku u zhvilluan disa nga luftimet më të ashpra.
Fashat e përgjakshme dhe paketat ruse të ushqimit mbushin gardhin. 59-vjeçarja tregoi kasollen e mjeteve të burrit të saj, duke shpjeguar se dy ushtarë të kapur ukrainas ishin mbajtur atje nga rusët dhe u shpëtuan nga ekzekutimi vetëm nga një valë luftimesh.
“U ktheva të merrja disa rroba në ditën e dytë. Aty kishte njerëz të plagosur përtokë. Dhjetëra nga ta, mendoj. Kam larë shumë nga gjaku”, ka thënë ajo.
“Ata u larguan me nxitim një natë. Ata lanë gjithçka prapa – çizme, çorape, parzmore, helmeta – morën të vdekurit dhe të plagosurit dhe ikën”.
Kjo i mbeti në dorë drejtorit lokal të funeralit, Mykhailo Sokurenko, të kërkonte nëpër fusha për të tjerë trupa rusë dhe t’i ngarkonte ata në vagonin e trenit.
Edhe
24 orë dhunë e rezistencë, si simbol i 1000-ditëshit të luftës në Ukrainë
“Nuk i konsideroj ata qenie njerëzore (pas asaj që kanë bërë këtu). Por, do të ishte gabim t’i lija këtu në fushë, sërish duke frikësuar njerëzit edhe pasi kanë vdekur”, ka thënë ai.
“Këta rusë janë të sëmurë në kokë, kështu që ne duhet të qëndrojmë roje. Por, fitorja do të vijë dhe ne do t’i largojmë rusët jashtë tokave tona”./ BBC