Qytetarët australianë të cilët kthehen në shtëpitë e tyre nga India, mund të dënohen me deri në 5 vjet burgim ose me gjoba të mëdha.
Ky është vendimi i marrë nga Qeveria australiane së fundmi, sipas të cilit, udhëtimet nga ky shtet i ka bërë përkohësisht ilegale.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vendimi është marrë duke u bazuar në “proporcionin e njerëzve që ndodhen në karantinë, e të cilët e kanë marrë COVID-19 pikërisht në Indi”.
Në fillim të kësaj jave, Australia i kishte ndaluar të gjitha fluturimet nga shteti i Indisë, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Sipas vlerësimeve, rreth 9.000 australianë ndodhen në Indi, 600 prej të cilëve, janë të klasifikuar si të prekur me koronavirus.
Kjo do të jetë hera e parë që australianët kriminalizohen për kthim në vendin e tyre.
Ndërkohë India është duke u përballur çdo ditë me shifra rekorde të të prekurve dhe të të vdekurve nga koronavirusi.
-
Disa olimpistë australianë përballen me karantinë prej 28 ditësh
-
Qytetarët që jetojnë jashtë shtetit mund të 'bllokohen' nëse kthehen në Australi
-
Australia merr vendim për rivendosjen e masave anti-COVID
-
Mbi 2 milionë australianë në izolim, pas një rasti të ri me koronavirus
-
Tenistët mund të gjobiten rëndë në rast të thyerjes së rregullave të Covid-19