Rregullat që thonë se disa olimpistë australianë duhet të karantinohen për 28 ditë pasi të kthehen në shtetin e tyre nga Tokio janë përshkruar si “mizore”.
Sportistët që kthehen përmes Sydneyt në Australinë e Jugut po përballen me karantinë shtesë dyjavore.
“Përderisa shtetet tjera po gëzohen për rikthimin e sportistëve të vet, ne po i nënshtrohemi trajtimit më mizor dhe më të pakujdesshëm. Ata po ndëshkohen sepse me krenari e kanë përkrahur shtetin e tyre në Lojërat Olimpike”, ka thënë Komiteti Olimpik i Australisë.
16 anëtarë të ekipit Olimpik të Australisë janë karantinuar tashmë në Sydney, në kryeqytetin e Uellsit të Ri Jugor. Qeveria e Australisë Jugore ka thënë se “rreziku nga varianti Delta i Covid-19 në kryeqytetin e Uellsit të Ri Jugor është arsye për kërkesa shtesë, e për këtë është refuzuar Komiteti Olimpik i Australisë”.
Karantinimi 28-ditor mund të ketë ndikim të madh në aspektin fizik dhe mental të sportistëve sipas shefit zyrtar mjekësor të Institutit Australian për Sport, David Hughes. Australia ka regjistruar më pak se 37 mijë raste me Covid-19 gjatë pandemisë dhe numër të vdekjeve më pak se një mijë, më pak se shumë shtetet të zhvilluara.
-
Koronavirusi po përhapet në mesin e australianëve
-
Lojërat Olimpike, 32 atletë në izolim për shkak të COVID-19
-
Sydney dhe Melbourne relaksojnë masat për udhëtarët e huaj të vaksinuar plotësisht
-
Kryeqyteti australian vihet në izolim pas një rasti të vetëm me COVID-19
-
Pesë anëtarë të ekipit të hokejit të Australisë dëbohen nga fshati olimpik