Qindra demonstrues janë mbledhur në protestën e përjavshme kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, në Jerusalem në atë që shpresohet të jetë demonstrata e fundit.
Rivalët e Netanjahut kanë kërkuar që t’i jepet fund edhe zyrtarisht sundimit të gjatë të liderit aktual të Qeverisë izraelite.
Ata shpresojnë se nuk do të jetësohen përpjekjet e minutës së fundit të Netanjahut për të prishur koalicionin e opozitës së Izraelit. Manovrat e fundit kanë nisur disa orë pasi lideri opozitar, Jair Lapid, dhe partneri kryesor i koalicionit, Naftali Benet, bënë të ditur arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar të tetë partive të spektrit të gjerë politikë të vendit.
Të gjithë partnerët e koalicionit të rinj, synim kryesor e kanë rrëzimin e Netanjahut nga pushteti pas 12 vjetësh në krye të Qeverisë së Izraelit.
-
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
-
Parlamenti i Izraelit shpërndahet, Netanyahu në pikën më kritike politike
-
Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme
-
Netanyahu takohet me presidentin e Libanit
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën