Qeveria më e re e Malit të Zi, përkundër vendimit se është për integrim perëndimor, vendimin e parë që ka bërë, është braktisja e alfabetit latin dhe rikthimin e atij cirilik.
Siç njoftojnë mediat malazeze, Ministria e Arsimit sapo ka ndryshuar titullaren e saj, ka ndryshuar ballinën në profilin e saj në Facebook, duke vendosur alfabetin që përdoret nga serbët.
Ndryshimi erdhi vetëm tre ditë pasi ministrja e re, Vesna Bratiq, mori detyrën pas zgjedhjes së qeverisë së re të Malit të Zi.
Megjithëse alfabeti cirilik renditet nga Kushtetuta e Malit të Zi si një nga dy versionet zyrtare, gjithë këto vite prej 1990 shumë rrallë është përdorur në versionin zyrtar, si një shenjë e orientimit Perëndimor të Podgoricës.
Ministria e Arsimit tani drejtohet nga Vesna Bratiq, një serbe e Malit të Zi dhe udhëheqëse e koalicionit filoserb.
Ajo u zgjodh kryetare e OJQ “Ne nuk do ta japim Malin e Zi”, një organizatë pranë Kishës Ortodokse Serbe që si bazë ka qëndresën e serbëve në këtë vend. /Gazeta Shqip.