Japonia ka shfuqizuar kufizimet e pandemisë për të gjithë turistët që dëshirojnë ta vizitojnë shtetin e Lindjes së Largët.
Të martën janë hequr kufizimet e fundit kundër koronavirusit. Ka më shumë se dy vjet që Japonia kishte kontroll strikt kufitar për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.
Turistët pritet t’i shpenzojnë 35 miliardë dollarë në vit në ekonominë e tretë më të madhe në botë. Dhe fluksi i turistëve pritet të rritet.
Dhe turistët e parë nga Gjermania kanë arritur menjëherë të martën, raportoi AP.
Ata kanë thënë se mezi presin të shohin kryeqytetin Tokio.
Artikuj të ngjashëm
-
Japonezët mbajnë maskat edhe pas vendimit për heqjen e tyre
-
Japonia në vitin 2021 lëshoi viza me shkallën më të ulët në 20 vjetët e fundit
-
Japonia pritet të rihapet për turistë për herë të parë që nga viti 2020
-
Japonia lehtëson kontrollet e ashpra në kufi si pasojë e COVID-19
-
SHBA-ja heq kufizimet e pandemisë për pasagjerët evropianë