Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia në vitin 2021 lëshoi ​​viza me shkallën më të ulët në 20 vjetët e fundit

Vitin e kaluar, Japonia dha viza për shtetasit e huaj në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit për shkak të kufizimeve të COVID-19, shkruan AA.

Ministria e Jashtme e Japonisë lëshoi ​​90.306 viza për shtetasit e huaj vitin e kaluar. Kjo u regjistrua si numri më i ulët që nga viti 2000.

Ministria njoftoi se ulja e numrit të vizave ka ardhur për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Vitin e kaluar, 17 për qind e vizave janë lëshuar për qytetarët e Vietnamit, 14 për qind për Kinën, 10 për qind për SHBA-në, 6 për qind për Filipinet dhe 5 për qind për qytetarët e Koresë së Jugut.

Japonia ka dhënë 8.28 milionë viza në vitin 2019 para pandemisë dhe 1.12 milionë në vitin 2020.

Qeveria e kryeministrit Fumio Kishida që nga qershori rriti në 20 mijë numrin e pasagjerëve ditorë të pranuar në vend.