Kina ka ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për individë nga Koreja e Jugut dhe Japonia, si hakmarrje për kufizimet e COVID-it ndaj udhëtarëve kinezë.
Pekini ka bërë të ditur se masa do të mbetet në fuqi derisa masat “diskriminuese” për hyrjen e qytetarëve kinezë në këto shtete marrin fund.
Javën e kaluar, Koreja Jugore ndaloi së lëshuari viza turistike për qytetarët nga Kina, dhe këtë vendim ministria e Jashtme kineze e quajtur “të papranueshëm”, raportoi BBC-ja të martën.
Ndërkohë, Japonia aktualisht është duke i lejuar vizitorët kinezë, mirëpo ata duhet të kenë me vete test negativ për COVID-19.
Sipas Agjencisë për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Koresë së Jugut, rreth një e treta e qytetarëve kinezë që kanë arritur nga Kina, kanë dalë pozitiv për COVID-19.