Qeveria e Venezuelës dhe opozita e saj ranë dakord të shtunën të krijojnë një fond të menaxhuar nga OKB-ja për t’i financuar programet e shëndetit, ushqimit dhe arsimit për të varfrit, ndërsa administrata e presidentit amerikan lehtësoi disa sanksione ndaj naftës në përpjekje për të nxitur bisedimet e rifilluara rishtazi midis palëve.
Marrëveshja e nënshkruar në Mexico City nga përfaqësuesit e presidentit Nicolás Maduro dhe opozitës, duke përfshirë fraksionin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe të udhëhequr nga Juan Guaidó, shënoi rifillimin e negociatave të ngecura prej kohësh që synonin të gjenin një rrugë të përbashkët për të nxjerrë nga kriza ekonomike vendin e Amerikës së Jugut. Qeveria amerikane, si kundërpërgjigje, ra dakord të lejojë gjigantin e naftës Chevron të pompojë naftën venezueliane.
Kushtet e përgjithshme të marrëveshjes për fondin social të menaxhuar nga Kombet e Bashkuara u njoftuan nga kreu i një grupi diplomatësh norvegjezë që drejton negociatat.
-
Maduro është larguar, por problemet e shumta të Venezuelës jo
-
SHBA-ja e Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros
-
Ligjvënësit venezuelanë votojnë për ta zbutur kontrollin shtetëror mbi naftën
-
Presidenti i Venezuelës shtyn përpara planet për nisjen e një lufte të re
-
Maduro: Jemi të gatshëm të normalizojmë marrëdhëniet me SHBA-në