Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria daneze do ta bëjë të ndëshkueshme djegien e Kuranit

Qeveria daneze ka thënë se do të propozojë një ligj që do ta bëjë të paligjshme përdhosjen e çdo libri të shenjtë në Danimarkë, ku një varg përdhosjesh publike të Kuranit nga një pjesë e vogël e aktivistëve anti-islamik ka shkaktuar demonstrata të zemëruara në vendet myslimane.

Danimarka është parë si një vend që lehtëson fyerjet dhe denigrimin e kulturave, feve dhe traditave të vendeve të tjera, ka thënë qeveria.

Qeveria e qendrës së djathtë kërkon të zgjasë ndalimin ekzistues të Danimarkës për djegien e flamujve të huaj duke “ndaluar trajtimin e pahijshëm të objekteve me rëndësi fetare për një komunitet fetar”, tha ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, raportoi AP. 

Hummelgaard ka shpjeguar se ligji do ta bëjë të ndëshkueshme djegien e Kuranit ose Biblës.

Danimarka vazhdimisht e ka distancuar veten nga përdhosjet e tilla, por ka insistuar se liria e shprehjes është një nga vlerat më të rëndësishme në shoqërinë daneze.

Artikuj të ngjashëm