Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka dënuar djegien e Kuranit që ndodhi ditë më parë në Kopenhagë të Danimarkës, përkatësisht jashtë ambasadës së Irakut.
Borrelli ka thënë se veprimet e tilla janë ofenduese dhe nxisin urrejtje dhe intolerancë fetare.
Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, thuhet se kryediplomati i bllokut ka thënë se përdhosja e Kuranit dhe çdo libri tjetër që konsiderohet i shenjtë, është mosrespekt dhe provokim i qartë.
“Respekti për diversitetin është vlerë thelbësore e BE-së. Kjo përfshinë respektin për komunitetet e tjera fetare. Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse nuk kanë vend në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Ai më tej ka deklaruar se BE-ja vazhdon të mbrojë lirinë e fesë apo besimit, si dhe lirinë e shprehjes, jashtë dhe brenda saj, por jo çdo gjë që është e ligjshme, është etike.
Edhe
Qeveria daneze do ta bëjë të ndëshkueshme djegien e Kuranit
Grupi i ekstremit të djathtë, Danske Patrioter, ka publikuar disa pamje që paraqesin një burrë duke djegur atë që dukej të ishte kopje e Kuranit dhe duke shkelur mbi një flamur të Irakut.
Danimarka e ka dënuar djegien e Kuranit duke thënë se këto akte provokative dhe të turpshme nuk e përfaqësojnë Qeverinë daneze.