Qeveria çeke e miliarderit Andrej Babis miratoi formalisht sot dorëheqjen e tij të radhës, pasi dështoi një ditë më parë që të marrë besimin e deputetëve.
“Qeveria miratoi dorëheqjen e saj. Do t’i kërkoj presidentit të vendosë datën që t’ia prezantoj këtë personalisht”, deklaroi Babis gjatë një konference për shtyp.
Kushtetuta e Republikës Çeke parashikon deri në tre përpjekje për të krijuar një qeveri, dy të parat drejtohen nga presidenti dhe e treta nga shefi i dhomës së ulët, vend që mbahet aktualisht nga një anëtar i lëvizjes centriste ANO e Andrej Babis, transmeton kp.
ANO aktualisht ka 78 deputetë në 200 në Dhomën e Ulët të dalë nga legjislativet e tetorit, ndërsa për të pasur një mazhorancë duhen të paktën 101 deputetë në 200.
Deputetët e tetë partive të tjera të përfaqësuara në Dhomën e Ulët kanë votuar kundër qeverisë së tij të minorancës, duke përmendur si argument akuzat për mashtrim financiar me subvencionet evropiane që peshojnë mbi Babis.
Manjat i industrisë kimike, ushqimore dhe pronar i mediave të rëndësishme, Babis, ka hedhur poshtë akuzat për mashtrim dhe ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij parlamentar, që do të debatohet të premten.
-
Kryeministri çek mbështet Orbanin e Hungarisë përpara votimeve
-
Çekët vërshojnë rrugët në Pragë në protestën më të madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
-
Rikthimi i miliarderit Babish e largon Çekinë nga Ukraina, e afron me Hungarinë e Sllovakinë
-
Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit