Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qentë endacakë po hanë trupat e të vdekurve nëpër rrugët në veri të Gazës

Gaza veriore

Trupat e shpërndarë nëpër rrugët plot pluhur, rrugë të tëra të shkatërruara nga sulmet izraelite, njerëz të uritur. Kjo është pamja e Jabalyas, në veri të Gazës, e treguar nga shefi i shërbimeve të urgjencës në atë zonë.

“Mund të shohësh shenjat e urisë te njerëzit në veri të Gazës”, i ka thënë CNN-it Fares Afana, kreu i shërbimeve të urgjencës në veri të Gazës. “Forcat izraelite po shkatërrojnë gjithçka që përfaqëson jetën ose shenja të jetës”.

Afana ka thënë se ai dhe kolegët e tij kanë parë trupa të palestinezëve të vrarë në veri të Gazës, me disa që kishin shenja kafshimi nga kafshë, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e të vdekurve.

“Qentë endacakë që janë të uritur po i hanë këta trupa në rrugë... na e bën të vështirë identifikimin e trupave”, ka thënë ai.

Ai ia ka treguar një fotografi CNN-it ku shiheshin mbetjet e një djali të ri trupi i të cilit ishte ngrënë nga qentë endacakë.

Edhe Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën Botë Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën

Afana ka shtuar se janë “mijëra fëmijë” dhe shtatzëna që kanë ngecur në zonën e rrethuar, ku ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore dhe tokësore në tri lagje përgjatë 12 ditëve të fundit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se po shënjestron Hamasin atje.

Të paktën 50,000 persona janë zhvendosur nga zona e Jabalyas, ka raportuar Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. 400,000 personat që kanë mbetur në veri të Gazës janë të zënë në uri e përballen me bombardime.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka akuzuar ushtrinë izraelite për detyrim të banorëve të veriut të Gazës për zgjedhjen e urisë ose zhvendosjes.

“Civilëve nuk po u jepet mundësi përpos të vdesin urie ose të ikin”, ka thënë Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për Refugjatët e Palestinës (UNRËA).

Afana ka theksuar se forcat izraelite kanë gjuajtur mbi banorët e uritur që po kërkonin ushqim në një qendër ndihme të drejtuar nga UNRËA.

Edhe Vriten katër persona gjatë kërkimit të ndihmave në Gazë Botë Vriten katër persona gjatë kërkimit të ndihmave në Gazë

“Çka po ndodh në veri të Gazës është gjenocid i vërtetë”, ka thënë ai.