Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini urdhëron të bëhet një projekt që promovon “vlerat tradicionale ruse”

Vladimir Putin - presidenti rus

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar qeverisë që të zhvillojë një program për promovim jashtë shtetit të “vlerave tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”, një çështje që Kremlini i ka dhënë zë në vitet e fundit.

Në një urdhër të publikuar në faqen e Kremlinit, Putini ka udhëzuar zyrtarët përgjegjës për projekte që të ndajnë një shumë parash për një program të quajtur “Rusia në botë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Programi do të ketë synim “zbvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të të rinjve dhe promovimin e vlerave tradicionale shpirtërore dhe morale ruse jashtë vendit”, thuhet në urdhër, raportoi AP. 

Aty nuk përfshihej në mënyrë specifike çfarë vlera do të promovohen, por Rusia ka treguar kundërshti ndaj liberalizmit social perëndimor, veçanërisht ndaj legjitimimit të marrëdhënieve seksuale jotradicionale dhe identitetit gjinor.

Gjykata Supreme ruse vitin e kaluar e ka shpallur si ekstremiste “lëvizjen ndërkombëtare LGBT”.