Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij në mëngjesin e të mërkurën ka thënë se është e nevojshme që të marrë një vendim urgjent për të mbrojtur “qytetarët tanë në tokat e çliruara”.
“Për këtë kam kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të pajtohet për ‘mobilizim të pjesshëm’”, ka thënë Putin, raporton BBC. “Për ta mbrojtur mëmëdheun, sovranitetin dhe integritetin territorial, e sigurinë e njerëzve tanë. “Vendimet që marrin shumica e qytetarëve në republikat popullore të Luhanskut dhe Donetskut, dhe në rajonet Kherson e Zaporizhzhia, i përkrahin”, ka thënë Putin.
Ai thotë se dekreti është nënshkruar tashmë dhe se mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve nis sot. Ai tha se do të përfshihen në mobilizim vetëm rezervistët ushtarakë.
Ai thotë se gjithë qytetarët që do të mobilizohen do të kenë statusin e plotë të forcave të armatosura.
Putini e ka akuzuar Perëndimin se po e shantazhon Rusinë, por ai thotë se Rusia ka shumë armë me të cilat do të kundërpërgjigjet.
“Nëse integriteti territorial i shtetit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe njerëzit tanë, ne do të përdorim të gjitha resurset që kemi. Nuk është një blof. Integriteti territorial i mëmëdheut tonë, pavarësinë dhe liria do të sigurohen, e përsërisë me gjitha mjetet që kemi. Ata që tentojnë të na shantazhojnë me armë nukleare, duhet ta dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen në drejtimin e tyre”, ka thënë Putin.
-
Kremlini pranon se ka gabime në përpjekjet për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë ruse
-
Çfarë saktësisht po planifikon të bëjë Putini tani?
-
Rusia njofton se do të mobilizohen 300 mijë rezervistë
-
Putini s’sheh rrezik për përdorimin e armëve bërthamore
-
Putin thotë se Rusia është e gatshme t’i përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet shtetësia